MENU
klinika

“Different breed”

Ibrahimovic, 40-vjeçari që ia kalon edhe Ronaldos

24.07.2022 - 19:13

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të punojë në pritje të vitit 2023, kur do të kthehet në fushë pas ndërhyrjes kirurgjikale në gju. Kampioni suedez nuk do të mund ta ndihmojë Milan-in në pjesën e parë të sezonit.

Por pas ndërprerjes së kampionateve për Botërorin në Katar, Stefano Pioli do ta ketë në dispozicion 40-vjeçarin, i cili ka treguar në rrjetet sociale se është gjithmonë në formë.

Në profilin në Instagram, Ibrahimovic ka treguar fizikun e tij me muskuj, duke e shoqëruar postimin me mesazhin (“Different breed”), si për të shpjeguar se është i një kategorie tjetër. Zlatan Ibrahimovic s’ka pak që ka rinovuar kontratën me Milan-in për një vit.

Në videon e postuar nga klubi, kampioni suedez nuk e ka fshehur ambicien e tij: “Në jetë duhet të kesh gjithmonë dëshirë për të bërë më shumë. Një që është i kënaqur ulet në divan dhe pushon. Nuk dua ta bëj këtë, ua të qëndroj në këmbë mbi majën e gishtit dhe të eci në zjarr: kështu ndihem i gjallë.

Nuk jam i kënaqur në 100% sepse kam më shumë dëshirë: dua të bëj akoma më shumë. Duhet të kesh besim: në një mënyrë ose një tjetër gjërat vijnë”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN