MENU
klinika

Arsyeja

Osmani e Kurti udhëtojnë në SHBA

25.07.2022 - 09:58

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, kanë udhëtuar për në Uashington D.C.

Siç thuhet në njoftimin e presidencës, Osmani e Kurti kanë udhëtuar në SHBA për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.

“Gjatë qëndrimit në Uashington, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale”, thuhet në njoftim.