25.07.2022 - 10:52
Kryeministri Edi Rama emëroi sot, Majlinda Dhukën si Ministre Shteti për Rindërtimin pas tërmetit si dhe kryenegociatore të BE-së, duke zëvendësuar në këto poste, Arben Ahmetajn dhe Zef Mazin.
Majlinda Dhuka aktualisht mban postin e Drejtoreshës për Politikat e Zhvillimit dhe Financimet e Ndihmës së Huaj në Kryeministri.
Këtë post ajo e mban prej vitit 2013. Ndërkohë, më parë ajo ka qenë pedagoge në universitet.
Dhuka është diplomuar në drejtësi në nivelin e doktoraturës.
Në të njëjtën kohë prej 2 vjetësh dhe 9 muajsh ajo është lektore për menaxhimin e projekteve, menaxhimin e projekteve inxhinierike dhe menaxhimin e kontratave.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Prioritet, negociatat me BE-në”