Edhe kjo javë do të jetë në ndikimin e valëve të të nxehtit afrikan duke bërë që moti të jetë i kthjellët dhe i nxehtë nga e hëna në të premte.
Megjithatë, meteorologia Lajda Porja nga Meteoalb bën të ditur se kjo javë edhe pse do të ketë temperatura ekstremisht të larta, vlerat maksimale pritet të jenë jo më shumë se 41-42 gradë Celsius.
Parashikohet që deri ditën e premte, në zonat më problematike do të jenë kryesisht qendra dhe Jugu sa i përket temperaturat e larta. Qarku i Elbasanit, Berati, Fieri, Lushnja do të jenë qytetet me temperaturat më të larta.
Problematike nga zonat malore do të jenë verilindja, Kukësi dhe Hasi ku rekordet pritet të thyen me 39 apo 40 gradë Celsius. Kurse, në juglindje temperaturat priten të arrijnë jo më shumë se 35 gradë Celsius. Reshje për këtë javë të nxehtë dhe të thatë nuk parashikohen.