MENU
klinika

Amerikanët, 33 medalje

Botërori i Amerikës mbyllet me 2 rekorde, triumfon USA

25.07.2022 - 12:58

Botërori i Atletikës që u zhvillua në Oregon të Amerikës u mbyll me dy rekorde të reja botërore të vendosura në garat e fundit. Atletja amerikane Sydney McLauglin vendosi një rekord të ri botëror në garën e 400 metrave me pegngesa.

Ajo dha kohën e jashtëzakonshme 50”68, duke e përmirësuar me 73 të mijëtat kohën e mëparshme (51”41), që pat vendosur një muaj më parë po në këtë pistë, në garat e kampionatit amerikan. Sydney McLauglin bëhet femra e parë që garon nën 51 sekonda në disiplinën e 400 metrave me pengesa, një rezultat që dikur dukej i pamundur. Rivalet e saj janë shumë larg, me më shumë se një sekondë.

Rekord botëror edhe në garën e 100 metrave me pengesa. Atletja xhamajkane Tobi Amusan dha kohën e jashtëzakonshme 12”06, e ndihmuar edhe nga era (+2.5) në favorin e saj. Pikërisht era në favor ka krijuar mjaft polemika pas garës, pasi shumë e konsiderojnë atë si një faktor që duhet marrë në konsideratë dhe rekordi të mos homologohet.

Për sa i përket Botërorit, ai u dominua nga atletët amerikanë, që në total fituan 33 medalje (13 të arta, 9 argjendi e 11 bronzi). Më shumë se çdo vend tjetër. Në vend të dytë, me 4 të arta u rendit Etiopia. Shqipëria u përfaqësua me atleten Luiza Gega, që u rendit e pesta në botë në 3000 metra me pengesa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN