MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Temperatura e lartë tregon goditje nga i nxehti?

26.07.2022 - 10:50

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Temperatura e lartë tregon goditje nga i nxehti?

Mjeku:Nëse temperatura e trupit shkon rreth 39 gradë celsius, mund të jeni duke zhvilluar goditje nga i nxehti. Edhe nëse termometri shënon më pak se 39, por përsëri shfaqni simptoma të goditjes nga i nxehti, duhet të merrni masa për të ulur temperaturën ose duhet të kërkoni ndihmë mjekësore. Termometrat jo gjithmonë janë të saktë, prandaj mos i injoroni shenjat e goditjes nga i nxehti.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN