MENU
klinika

Ukrainasi luajti me Bryant e O’Neal

Ish-kampioni i NBA shet unazat për fëmijët në Ukrainë

26.07.2022 - 11:52

Ish-basketbollisti i Los Angeles Lakers, Slava Medvedenko, dy herë kampion në NBA me ekipin kalifornian në vitet 2001 e 2002, ka vendosur të nxjerrë në ankand dy unazat e dy titujve që ka fituar në NBA. Edhe pse i konsideronte ato unaza si një vlerë të çmuar të karrierës së tij, për atdheun bëhen sakrifica.

Më 5 gusht, dy unazat që ai ka fituar kur shpallej kampion bashkë me Kobe Bryant e Shaquille O’Neal do të dalin në ankand. Ato do të shiten së paku 100 mijë euro njëra dhe të ardhurat do të shkojnë për bamirësi, për shoqatën e Medvedenko dhe për mbështjen e fëmijëve ukrainas në nevojë pas luftës.

Të ardhurat do të përdoren për ngritjen e shkollave dhe infrastrukturës sportive. “Çfarë vlere ka të mbash ato dy unaza në një kasafortë. Unë mund të vdes nesër, ndaj ia vlen t’i shes për të ndihmuar patriotët e mi dhe fëmijët për një jetë më të mirë”, u shpreh shtatlarti Slava Medvedenko.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN