Ish-Presidenti ilir meta ka dalë në një konferencë për mediat nga selia e Partisë së Lirisë, pak orë pasi shpalli ndryshimin e emrit të forcës politike, që ai krijoi në 2005.
Meta tha se ky ndryshim historik ishte i nevojshëm në rrethanat në të cilat ndodhet aktualisht Shqipëria dhe theksoi se mund të flasë lirshëm tani që nuk e mban më veshur kostumin e Kreut të Shtetit.
FJALA E METËS:
Dhe për ngritjen në lartësinë e momentin historik që kërkon vendi, kemi hapur mbrëmë me një vendim historik një rrugë të re të një force të re politike si “Partia e lirisë. I falënderoj të gjithë ata që mund të mos e kenë pasur të lehtë për shkak të nostalgjisë dhe sakrificave të kaluara, por e di shumë mirë që janë të ndërgjegjshëm që kjo betejë e madhe është e nevojshme për të rivendosur në vend demokracinë, kushtetutshmërinë dhe për të fituar lirinë të gjithë shqiptarët pa përjashtim. Së dyti dua të falënderoj të gjithë intelektualët që janë bashkuar që në mbrëmjen e parë si ambasadori I nderuar Agim Nesho dhe shumë të tjerë pa eksperienca të kaluara politike, që nuk duan të qëndrojnë duarkryq.
Sepse aleati më i madh i kleptokracisë është indiferenca e intelektualëve, që shpresoj se do të reagojnë fuqishëm nëpërmjet qëndrimit të tyre të lirë dhe kritik.
Do të fillojmë menjëherë nga puna se për fat të mirë nuk e kemi më kostumin që na sillte pyetjen a i lejohet të flasë kështu një Presidenti se padyshim i lejohet Parlamentit t’i vjedh anëtarët e Gjykatës Kushtetuese presidentit dhe të shkojnë të betohen te Ura e Lanës. Tani jemi pa xhaketë, sot e deri ditën e triumfit jo të Partisë së Lirisë por gjithë popullit të lirisë.