MENU
klinika

Për Botërorin 2022

Belgjika e Franca zgjedhin resortet luksoze në Katar

26.07.2022 - 17:35

Botërori i Katarit, që nis më 21 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor, është duke u afruar me shpejtësi dhe tashmë kombëtaret kanë mbyllur rezervimet edhe sa i takon vendit ku do të akomodohen gjatë turneut.

Një zgjedhje e cila mendohet deri në detaje, pasi kushtet dhe akomodimi i rehatshëm mund të rezultojë frytdhënës për rrugëtimin në kompeticion. Kështu, lojtarët e Belgjikës me siguri do të jenë nga ata futbollistë që do t’i shijojnë shumë ditët në Katar, teksa Federata ka zgjedhur resortin më argëtues.

“Hilton Salëa Beach”, në të cilën një natë kushton 5890 paund, ka në brendësinë e tij një pistë go-kart, një restorant nënujor, si dhe një pishinë gjigante në të cilën mund të ushtrohen aktivitete të ndryshme argëtuese.

Nga ana tjetër, Franca ka zgjedhur “Al-Messila” në Doha, e krahasur me një kështjellë të stilit arab. Një natë në këtë resort kushton 1500 paund, ndërsa Kampionët e Botës në fuqi mund të shijojnë pishina private, por edhe shampanjë dhe verë nga më cilësoret, gjithnjë nëse ia dalin të festojnë fillimisht në fushë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN