Komisioni i Pavaruri Kualifikimit shkarkon nga detyra Prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani.
Vendimi erdhi pas problemeve që iu gjetën gjatë hetimit të bërë në tre kritere; pasuri, integriteti dhe aftësi profesionale. Selmani është njëri nga ish-kandidatët që u be pjese e gares per postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.
KPK duke iu referuar DSIK tha gjate seances se ballafaqimit se Selmani ishtë i pa përshtatshëm për të vijuar detyrën.
Ndaj tij ka pasur ankesë nga familjarët e viktimave në Cole të Vlorës. Familjarët pretendojnë se prokurori Selmani ka lehtësuar akuzën për të pandehurit.
Kujtojme se prokurorit iu përmend fakti që në deklaratën e ILDKPI-së kishte deklaruar se për tre vite kishte fituar nga bastet sportive shumën prej 10 mijë dollarësh.
Sipas deklarimit të depozituar në ILDKPI, Selmani në vitin 2017 ka fituar 4 mijë dollarë në një kompani bastesh.
Në vitin 2008 Selmani ka fituar një tjetër skedinë duke kapur 2 mijë dollarë. Pas saj, Selmani ka fituar sërish në 2009 një lloto prej 4 mijë dollarësh të tjera.