26.11.2018 - 12:05
Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk do të hedhë shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Meta ka njoftuar sot me shkresë Kuvendin, ku e informon se për shkak të vakumit ligjor nuk mund të hedhë shortin për KED.
“Për shkak të vakuimit ligjor nuk e hedh dot shortin e KED. Ndërhyni në ligj ose në të kundërt hidheni vetë shortin sipas precedentit të vjetshëm”- thuhet ndër të tjera në shkresën e presidentit drejtuar Kuvendit.
Pritet që shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi ta hedhë Kuvendi.