27.07.2022 - 16:53
Siç dihet, në vendet arabe të Lindjes së Mesme, alkooli është i ndalur në vendet publike. Mes këtyre vendeve është edhe Katari, që ka ndaluar përdorimin e alkoolit në shtetin e vet edhe gjatë kohës që do të zhvillohet Kupa e Botës.
Gjithashtu dhe FIFA ka dhënë konfirmimin për një tjetër rregull për sa i përket alkoolit, të cilën e ndalon të përdoret në hotelet ose resortet që do të akomodohen 32 kombëtaret pjesëmarrëse.
Ky problem sa vjen e bëhet më i madh për tifozët të cilët duan ta ndjekin nga afër këtë kompeticion. Ata janë të gatshëm të rrezikojnë dhe të mos i binden rregullave të vëna nga shteti i Katarit, por kjo gjë pritet të sjellë pasoja.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Për Botërorin 2022