MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Broja në stërvitje, koha t’i tregojë Tuchel sa vlen

27.07.2022 - 19:13

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ishte i pranishëm në stërvitjen e skuadrës së parë të Chelsea-s, duke iu bashkuar pjesës tjetër të ekipit për të vazhduar fazën përgatitore.

Një sinjal se ka lënë pas krahëve dëmtimin që e bëri të mungonte në turneun e bluve në SHBA. Broja u nis më vonë se të tjerët drejt SHBA dhe në fund qëndroi atje vetëm 2 ditë, pasi pësoi shpejt një dëmtim gjatë përgatitjeve me ekipin.

Stafi mjekësor i dha leje atij që të kthehej në Angli, duke pasur parasysh edhe situatën e një transferimi të mundshëm, me shumë skuadra që ishin gati t’i ofronin një kontratë për ta shkëputur nga Chelsea.

Transferimi nuk u realizua, me Brojën i cili është ende në pritje për të mësuar rreth të ardhmes së tij. Por sulmuesi shqiptar të paktën mund të ngushëllohet me faktin se ka lënë pas dëmtimin dhe mund të fillojë të tregojë vlerat para trajnerit Thomas Tuchel, i cili ka insistuar se do të shohë në veprim sulmuesin para se të marrë vendimin nëse duhet të largohet gjatë verës apo jo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN