MENU
klinika

Gara pas dy muajsh!

Kur u zgjodh Ilir Meta kryetar i Partisë së Lirisë, me kë konkurroi?!

27.07.2022 - 18:58

Teksa ditën e sotme Autoriteti i Dosjeve u shpreh se politikani i lartë I.M, i cili rezulton si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit është ish-presidenti Ilir Meta, ka reaguar edhe Partia e Lirisë.

Përmes sekretares për marrëdhëniet me publikun, Silva Cakës, Paria e Lirisë ka theksuar se shtetasi I.M nuk është ish-presidenti Ilir Meta.

Ndërkohë kujtojmë që vetë Meta është shprehur se Autoriteti i Dosjeve do të dalë zbuluar si Autoriteti i Manipulimeve.

Caka u shpreh se Autoriteti i Dosjeve duhet të sqarojë se kush është personi I.M.

“Lidhur me vendimin 227, datë 17.5.2022, të Autoritetit të Dosjeve, të publikuar sot në media, konfirmojmë zyrtarisht se:

Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Rexhep Meta nuk i është drejtuar kurrë Autoritetit të Dosjeve me asnjë kërkesë për informim……”!”, deklaroi qe ne fillim sekretarja e re e marredhenieve me publikun e emeruar sot, Silva Caka, teksa po pergjigjej ndaj akuzave per Ilir Meten, si bashkepuntor i Sigurimit te Shtetit.

Teksa lexojme keto rreshta, del se kryetar i Partise se Lirise eshte Ilir Meta, nderkohe qe ne Konvente u tha jo vetem nga ai se ishte kryetar i grupit organizator te kesaj partie, do te hapej gara dhe pas dy muajsh mblidhej konventa perfundimtare per zgjedhjen e kryetarit, strukturave dhe forumeve drejtuese.

Pra, Ilir Meta pasi “varrosi” LSI-ne, menejehere kap kreun e prones se tij, madje emeron dhe disa nga sekretaret, si eshte te Pergjithshmin, organizativin, per marredheniet nderkombetare dhe te organizimit.

Qe ketu duket drejtimi demokratik. Te presim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rritet “arsenali” i opozitës në ballafaqim me regjimin!"

Meta krijoi Partinë e Lirisë, vjen urimi i parë nga PD