MENU
klinika

“Do përfundojë në luftë dhe gjenocid”

Gjukanoviç: Ballkani i Hapur synon shkatërrimin e Kosovës, Malit të Zi dhe…

27.07.2022 - 22:09

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka deklaruar se Ballkani i Hapur është një skenar për të zhdukur Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Gjukanoviç vuri në dukje se kjo do të “çonte në luftë dhe gjenocid”.

I pyetur për të komentuar deklaratën e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili pas vizitës së tij në Beograd deklaroi se me atë “vizitë historike” arriti të “rivendosë” marrëdhëniet mes dy vendeve, Gjukanoviç tha se “nuk mundet një vizitë të rivendosë marrëdhëniet e kontaminuara për gati dy shekuj”.

Sipas tij, Serbia ka pasur një “rol hegjemonik” në Ballkanin Perëndimor për dy shekuj.

“Dhe më lejoni të përsëris – Qeveria e Malit të Zi po përpiqet të legjitimojë gjithë këtë shkatërrim të Malit të Zi”, tha Gjukanoviç.

Sipas Gjukanoviçit, Ballkani i Hapur është skenar kontrovers, sepse është një projekt alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së, shkruan Vijesti.

“Ne nuk kemi nevojë për këtë, ne kemi nevojë për anëtarësim në BE. Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk e shohin as demokracinë multietnike në Ballkan. Atyre u pëlqen ideja e ndryshimit të kufijve, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara. Si zakonisht, gjithçka fillon tradicionalisht nga ajo serbe, dhe vazhdon automatikisht me të njëjtat batuta bajate të Serbisë”, është shprehur Gjukanoviç.