MENU
klinika

Analiza

Kërcënimet e fundit të Kinës duhen marrë seriozisht…

28.07.2022 - 12:39

Forcat e armatosura të Tajvanit po praktikojnë një pushtim kinez të vërtetë këtë javë dhe kjo  ka marrë një rëndësi të paprecedentë pasi Pekini kërcënoi pasik mësoi për një vizitë të planifikuar të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.

Manovrat vjetore Han Kuang kanë hyrë në fazën e tyre më intensive, pikërisht kur Joe Biden dhe Xi Jinping do të bisedojnë në telefon të enjten. Presidentët e SHBA dhe Kinës pritet të diskutojnë tensionet në rritje mbi Tajvanin, të cilin Pekini e pretendon si pjesë të territorit të tij.

Teksa stërvitjet ushtarake kanë për qëllim identifikimin e dobësive në gatishmërinë ushtarake të Tajvanit, stërvitjet Han Kuang sigurojnë publikun tajvanez dhe qeverinë amerikane për forcën e forcave të armatosura.

Por këtë javë, zemërimi për vizitën e Pelosit ka bërë që stërvitja të zhvillohet në një moment të tensionuar.

“Manovrat janë më të rëndësishme tani sepse dëgjojmë për avionë luftarakë kinezë që qarkullojnë mbi Tajvanin dhe Kinën duke kërcënuar gjatë gjithë kohës,” tha Weng Yueh-shen.

Ushtarët u stërvitën në një nga plazhet e pakta të përshtatshme për një sulm amfib në ishullin malor dhe të urbanizuar të mërkurën. Ata gjithashtu praktikuan mbrojtjen e Portit të Taipeit, i treti më i madhi i vendit, kundër pushtimit.

“Ne po përballemi me realitetin tani,” tha Weng. “Gjërat që po mësojnë ushtarët tanë janë gjërat që do të ndodhin në një luftë me Kinën dhe një luftë e tillë nuk është më aq e paimagjinueshme.”

Si pjesë e përgatitjeve të saj për të mbrojtur korridorin, ushtria e Tajvanit po praktikon luftë në bregun e lumit Tamsui. “Kjo teknikë është e njohur që nga Lufta e Parë Botërore, por ata po eksperimentojnë nëse i përshtatet nevojave tona,” tha Sheu Jyh-shyang, një ndihmës studiues në Institutin për Kërkimin e Mbrojtjes Kombëtare dhe Sigurisë, një institut kërkimor i mbështetur nga ministria e mbrojtjes.

Sheu tha se nuk kishte gjasa që të ishte bërë ndonjë ndryshim në manovra, sepse stërvitjet ishin planifikuar shumë më përpara,.

“Ata po theksojnë gjithnjë e më shumë rolin e forcës rezervë, sepse kjo është diçka për të cilën SHBA kujdeset më shumë,” tha ai.

Stërvitjet u fokusuan gjithashtu në bregun lindor, por zona po bëhet më e prekshme.

Të hënën, Ushtria Çlirimtare Popullore nisi një dron zbulues dhe sulmues përgjatë bregut lindor të Tajvanit, sipas ushtrisë japoneze, një lëvizje e paprecedentë që analistët thanë se ishte pjesë e përpjekjeve të Pekinit për të paralajmëruar Uashingtonin kundër vizitës së Pelosit.

Burimi: Financial Times

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Editoriali i The Washington Post

Nuk është koha për dilemat e Amerikës!