MENU
klinika

Bushati për agjentin me iniciale I.M.

“Po të ishte Meta spiun, Rama të jepte dorëheqjen se LSI e bëri kryeministër”

28.07.2022 - 21:58

Kërkesa e Autoritetit të Dosjeve për Kuvendin e Shqipërisë lidhur me agjentin e ish-Sigurimit me inicialet I.M., është diskutuar në studion e emisionit “Open”, me analistin Andi Bushati që e ka cilësuar një hipokrizi sjelljen e mazhorancës në raport me të.

“Kuvendi ka thënë që do e çoj deri në fund. Nga tmerri i kryetares së Kuvendit duket se do ta çojnë deri në fund. A ka mundësi që një student i vitit të dytë të ekonomikut që një shoku vet i thoshte unë kam vendosur të arratisem, ta tregonte këtë kur i kërcënohej me internim familja, fisi etj… Unë e kam jetuar atë kohë, Por a ishte gjithmonë në dilemën ta tregoj apo mos ta tregoj. Po a është vënë Ilir Meta në këtë dilemë. Nuk e di, presim të gjithë gamën e dokumenteve”, tha Bushati.

Bushati theksoi se nëse Ilir Meta ka qenë vërtet spiun i ish-Sigurimit siç pretendon qeveria dhe kryetarja e Kuvendit që doli e tha se u tmerrua kur pa letrën e Autoritetit, atëherë kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen pasi ka ardhur në pushtet në 2013 me votat e LSI-së.

Nuk flitet për bashkëpunëtor. Është tjetër të jesh bashkëpunëtor dhe të denoncosh dikë.

Ore kjo partia që është tmerruar çfarë qëndrimi ka për Sigurimin e Shtetit për diktaturën Komuniste, Këta tmerrohen kur duan ta përdorin për politikë, por këta i ke në çdo festë të komunistëve kur duan t’i përdorin për vota. Këta tmerrohen se doli emri i Ilir Metës, por a e di ti çfarë mendon Lindita Nikolla për dosjet e sigurimit të shtetit. Na del e tmerruar. E gjitha kjo është një hipokrizi.

A është kurth politik?

Është hipokrizi për një çështje. Për mua se e përdori ky Gramoz Ruçin, ai ka qenë burrë në dallim me këta karagjozët ku është katandisur Rilindja sot. Këta bëjnë një teatër 5 lekësh që nuk e ha më asnjeri.

PS e bën për politikë, por a është çështje për shoqërinë?

Mua po më pyete për çështjen e shoqërinë, unë me të vërtetë mund të jem kritik për ata që i quajmë në zhargon spiun. Por ne jemi shoqëri e padrejtë se tallemi me spiunët, por nuk kemi arritur ti denoncojmë ata që I kanë detyruar ata që të bëhen spiunë. Ne ruajmë akoma figura politike i kemi dhe heronj të drejtësisë të shpallur nga Amerika spiunët.

Pse më shqetëson mua çështja e hapjes së dosjes së ilir metës. Është simptoma e një regjimi diktatorial. Kur ishte Lulzim Basha ishte spiuni që i jepte serbëve dosjet e UÇK-së. Kur është Andi Bushati është një mashtrues ordiner, kur ishte Sali Berisha është non-grata, Ilir Meta është spiun. Këtu është një sistem ku makineria diktatoriale e regjimit përpiqet të shkatërrojë me çdo kusht, çdo zë kundër Edi Ramës. Ore le ta besojmë, e zëmë se Ilir Meta ka qenë spiun. Edi Rama duhet të dilte sot dhe të thoshte unë kam ardhur në qeverie me votat e një spiuni, unë votova për president një spiun dhe unë atëherë po iki nga pushtetit së bashku me këtë spiunin. Faji është individual kur bën fajin, por kur fajin e kthen në frymë politike, nuk është më ashtu. Kllufi që vërtiten të gjithë këta është I pafajshëm, nuk shkon kjo. /BW