MENU
klinika

Përgjigjet kryeministri i Kosovës

Kur do të takohet Kurti me presidentit serb

29.07.2022 - 09:53

“Në vend se të ndodhë takimi [me Vuçiçin] me 19 korrik, tash shpresohet që mbase mund të mbahet në fund të gushtit”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës, kur pyet për takimin e radhës në Bruksel.

Sipas tij, takimi i 19 korrikut ka dështuar për shkak se Beogradi e ka refuzuar atë dhe kërkuar një shtyrje mbi një mujore.

Kurti vlerësoi marrëveshjen prej mbi 236 milionë dollarë për energjinë të nënshkruar me MCC-në dhe tha se dy vendet synojnë të thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Ndërsa bisedimet me Serbinë kanë ngecur dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken theksoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve, Kurti tha se Kosova asnjëherë nuk e ka mohuar rëndësinë e bisedimeve por se ato duhet të jenë parimore dhe me synimin përfundimtar për njohje reciproke.