Kristjan Asllani, i blerë kësaj vere nga Empoli dhe tashmë i ekspozuar për mirë në fazën përgatitore tek Inter, ndodhet në qendër të vëmendjes. Për mesfushorin shqiptar, i cili tashmë ka gjetur golin e parë te zikaltrit, ka folur në “Tuttosport” trajneri i tij i parë, Cristiano Filippi, i cili e bindi të zgjidhte Butese kur ishte vetëm pesë vjeç:
“Ishte pesë vjeç, por që atëherë kishte talent të rëndësishëm. E mbani mend golin e tij të parë në Serie A kundër Interit? Epo, a mendoni se me ne, pavarësisht moshës shumë të re, ai driblonte tre, katër kundërshtarë dhe godiste pandalshëm në rrjetë.
Është e vështirë që një fëmijë i asaj moshe të kishte një talent të tillë. Ne e dinim tashmë se çfarë prisnim prej tij. Unë kisha një aktivitet tregtar, një lokal. Dhe Kristjan, që në moshë shumë të vogël luante aty pranë me fëmijët e tjerë në sheshin e qytetit.
E shihja me topin në këmbë nga mëngjesi deri në darkë, ndonjëherë driblonte brenda lokalit me tabaka në dorë, pa i rënë gjë fare. Një ‘kërcim’ që tregonte edhe më shumë cilësitë e tij teknike.”