Ferrari i Carlos Sainz shënoi kohën më të mirë në provat e para të lira të Çmimit të Madh në Hungari, raundi i trembëdhjetë i kampionatit botëror i Formula 1 për këtë sezon.
Spanjolli ishte para kampionit botëror Max Verstappen dhe Ferrarit tjetër të shokut të skuadrës Charles Leclerc. Një fillim i mirë për Ferrarin, që gjithsesi duhet parë se si do të shkojnë gjërat ditën e shtunë për pole-position dhe të dielën në garë.
Ky sezon po dominohet nga Red Bull, që kryeson para Ferrarit me 82 pikë para. Ndërsa Verstappen renditet i pari me 233 pikë, ndjekur nga Leclerc me 170, Perez 163, Sainz 144, Rusell 143 dhe Hamilton 127.
Here’s how FP1 finished 👀
Carlos Sainz tops the charts in our first session of the weekend 👊#HungarianGP #F1 pic.twitter.com/1rTT9as4Y4
— Formula 1 (@F1) July 29, 2022