Prestigjozja spanjolle “AS” sot e kishte Brojën në kopertinë të faqes së parë, si një nga objektivat e Real Madrid. Por ndërkohë sa mendohet për të ardhmen e largët, Broja e ka mendjen tek ajo që ndodh sot.
Dhe duket se pritjes së gjatë i ka ardhur fundi. Një fat i keq ndoqi Armando Brojën që duhej të linte grumbullimin me Chelsea në USA. Sulmuesi shqiptar u dëmtua dhe nuk mund të vazhdonte më tej te grupi i drejtuar nga Tuchel. Megjithatë, rikthimi erdhi në kohë rekord, teksa Broja nisi stërvitjen në Cobham.
Sipas lajmeve të fundit, lojtari është nisur drejt Italisë dhe do të jetë gati për ndeshjen e sotme miqësore kundër Udineses. Ky njoftim është fantastic, duke shpresuar që Tuchel do t’i japë disa minuta dhe pse jo, të shënojë.
A group of 28 Chelsea players have travelled to Italy ahead of tonight’s friendly against Udinese. ✈️
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 29, 2022