MENU
klinika

Angli-Gjermani

Në jetë çift, të dielën rivale në finalen e Evropianit

29.07.2022 - 19:26

Ylli anglez i futbollit për femra Jess Carter dhe gjermanja Ann-Katrin Berger mund të jenë një çift i fuqishëm që kanë luajtur së bashku, si për Birmingham, ashtu edhe për Chelsea, por do të duhet të ndahen të dielën.

Mbrojtësja Karter dhe portierja Berger kanë luajtur të dyja role të rëndësishme në turne deri më tani, pasi janë thirrur nga Sarina Vigman dhe Martina Vos-Teklenburg për skuadrat e tyre përkatëse.

Tashmë Gjermania dhe Anglia do të përballen të dielën në ‘Wembley’ ku vetëm njëra do ngrejë kupën si kampione e Europës. Dyshja u takuan teksa luanin për Birmingham dhe kaluan te Chelsea brenda një viti, në 2018 dhe 2019, me Carter që foli hapur për marrëdhënien e tyre vitin e kaluar.

“Mendoj se isha dhe ndoshta jam akoma  më rehat sesa Ann me zbulimin e marrëdhënies sonë,” – tha ajo në një artikull për faqen e web-it të Anglisë në dhjetor në mbështetje të ‘Rainbow Laces’.

“Por kjo është vetëm sepse Ann është shumë private, ndërsa unë jam më shumë një lloj personi që mendon se ‘E gjithë bota mund të më njohë dhe nuk do të më interesonte fare’”.

Carter, e cila ka mbi 30,000 ndjekës në Instagram, ka ndarë ndarë detaje të shumta rreth marrëdhënies së saj me Berger, e cila ka zgjedhur të ndajë vetëm përmbajtje rreth futbollit. Carter shtoi:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jess Carter (@_jesslcarter)

“Me kalimin e kohës dhe për shkak se unë them çdo gjë, ajo është mësuar tashmë. Ajo nuk flet për këtë, por po ashtu kur e pyesin nuk e mban sekret.

Unë mendoj se për shumë njerëz varet nga profili që kanë, për shembull nëse jeni një lojtare me emër të madh, atëherë mund të merrni më shumë vëmendje mbi të.

Gjithashtu, nëse familja juaj nuk është aq rehat për këtë, atëherë mund të jetë më e vështirë për ta bërë atë kaq publike. Kështu që unë mendoj se varet nga situata private e secilit person. Pra, mund të ketë shumë arsye, por sido që të jetë situata, ne duhet të respektojmë njëri-tjetrin.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jess Carter (@_jesslcarter)

Carter, 24 vjeç, ka bërë gjithsej 10 paraqitje për vendin e saj që nga 2017, duke shënuar një herë. 31-vjeçarja Berger, e cila ka luajtur për PSG-në midis viteve 2014 dhe 2016, është rreshtuar tri herë për Gjermaninë, pasi është thirrur për herë të parë në 2018.

Futbolli i femrave vazhdon të jetë shembull në këtë drejtim për sportet e tjera, me trajneren e Chelsea, Emma Hayes, që së fundmi tha: “Unë mund ta kuptoj pse shumë meshkuj në futboll nuk kanë dalë të flasin mbi orientimin seksual, për shkak reagimit të ashpër, kështu që është e trishtuar. Jemi me fat që mund të jemi ato që jemi në futbollin për femrave.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN