MENU
klinika

Klubet pritet të dalin kundër

Franca kursen energji, Ligue 1 jo në mbrëmje

29.07.2022 - 22:29

Sezonin e ri në Francë mund të mos ketë më ndeshje në mbrëmje për të kursyer energji. Propozimi u lançua drejtpërdrejt nga Amélie Oudéa-Castéra, Ministrja franceze e Sportit, e cila po shqyrton disa veprime për të luftuar ndryshimet klimatike.

Midis tyre do të ishte edhe mundësia e pezullimit të ndeshjeve të mbrëmjes si në futboll ashtu edhe në regbi gjatë dimrit të ardhshëm. Plani i ministres është në diskutim dhe ende nuk është marrë një vendim, por është një mundësi konkrete.

Do të ishte një ligj i paparë më parë, i cili e bën të qartë se sa problematike është realisht situata aktuale. Asnjë temë nuk është tabu, përfshirë edhe atë të pezullimit të ndeshjeve sportive gjatë darkës, saktësuan këshilltarët.

Sigurisht që klubet nuk do të ishin dakord, duke ditur se pikërisht shitja e të drejtave TV dhe biletave apo abonimeve ka nisur me kohë. Imagjinoni pak, yjet e PSG duke luajtur vetëm pasdite dhe në drekë, por jo në darkë?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Suedezi mbush së shpejti 41 vjeç

Batuta e Ibrës: Nëse unë tërhiqem, futbolli vdes