Armando Broja nuk arrin të shënojë në ndeshjen e parë miqësore me Chelsea. Sulmuesi shqiptar nuk u preferuar në sfidën e parë me Udinesen zhvilluar të premten në mbrëmje, ndërsa paraditen e së shtunës u aktivizua për 45 minuta po ndaj kësaj skuadre, ku në pjesën e parë pati 3 momente të mira për të shënuar.
Në të tre rastet Broja u shfaq i vetëm përpara portierit, por në asnjërin rast nuk arriti të shtynte topin në rrjetë. Duket se sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka humbur nuhatjen e golit dhe si duket ofertat e shumta e kanë shpërqendruar shumë talentin kuqezi.
Këto ishin miqësoret e fundit të Chelsea para kampionatit, që nis me 5 gusht. Tani vendimi final për të ardhmen e Brojës i takon trajnerit Tuchel, i cili nuk dihet nëse do t’i besojë një vend në ekipin e parë apo do të japë miratimin për huazim apo shitje, ku ofertat nuk mungojnë, ku së fundmi është shfaqur edhe Real Madrid.