MENU
klinika

Formula 1

“Pole position”, surprizë vendi i parë në Hungari

30.07.2022 - 18:38

Piloti britanik George Russell siguroi sot pasdite “pole position” në pistën e Hungaroring, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Hungarisë në Formula 1.

Ky është “pole” i parë në karrierës për pilotin e Mercedes, që dha kohën 1’17”377 dhe hera e parë që Mercedes arrin “pole” këtë sezon, duke lënë pas dy makinat Ferrari të Carlos Sainz dhe Charles Leclerc, në vendin e dytë dhe të tretë.

Në vendin e katërt u rendit makina McLaren e Lando Norris. Në provat e sotme zhgënjeu makina Red Bull, me të dy pilotët e saj. Max Verstappen pati probleme me motorin në xhiron e fundit të shpejtë dhe do ta nisë garën nga vendi i dhjetë. Ndërsa shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, u rendit i 11-ti.

Në “top-10” u renditën edhe Ocon, Alonso, Hamilton, Bottas e Ricciardo. Gjithsesi, provat e sotme zyrtare treguan se në garën e nesërme mund të ketë surpriza. Madje mund të ketë edhe reshje shiu, që mund ta bëjnë interesante garën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN