MENU
klinika

Superkupa e Anglisë

Liverpool mposht City-n dhe rrëmben trofeun e parë

30.07.2022 - 20:00

Liverpool ka zbutur “dhimbjen” ndaj City-t për titullin e humbur në Premier League, duke e mposhtur në finalen e Superkupës së Anglisë, duke rrëmbyer trofeun e parë sezonal pas fitores 2-1.

Liverpool dhe Manchester City u përballen në “King Poëer Stadium” të Leicester, në finalen e Community Shield, ndryshe Superkupa e Anglisë. “The Reds” shënuan golin e parë në minutën e 21-të dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Megjithatë, Alvarez në 70-të barazon shifrat për për të besuarit e Guardiola-s, duke hapur ndeshjen. Në 83’, pas një rishikimit të VAR, ka penallti për Liverpool dhe nga pika e bardhë nuk fal Salah. Në limite do të kishte vend edhe për një gol të blerjes së re Nunez. Ky ishte suksesi i 16-të në Superkupë për Liverpool.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN