MENU
klinika

Pas triumfit në Superkupë

Klopp arrin rekordin fantastik me Liverpool

30.07.2022 - 22:19

Fitorja 3-1 në Superkupën e Anglisë ndaj Manchester City i ka dhënë mundësinë Jurgen Klopp që të shkruajë përfundimisht emrin e tij si një nga më të mëdhenjtë e historisë të Liverpulit.

Që nga sot, ai është bërë i vetmi trajner në historinë e klubit legjendar anglez që ka fituar të 7 trofetë kryesorë të cilët janë: Premier League, FA Cup, League Cup, Supercup, Champions League, Superkupa e Evropës dhe Botërori i Klubeve.

Por jo vetëm kaq, sot ai hodhi poshtë edhe mitin e Pep Guardiolës, duke u bërë i pari trajner i cili ka mundur 10 herë në ndeshje direkte teknikun spanjoll, një nga më të suksesshmit në histori. Kjo ishte ndeshja e 25-të në të cilën përballej me Guardiolën, po aq sa Jose Mourinho.

Ai i shkaktoi humbjen e 10 spanjollit, kundrejt 8 fitoreve të tij, me 7 ndeshje të cilat kanë përfunduar barazim. Golavarazhi është e vetmja gjë në të cilën Pep është në avantazh, me 41 gola të shënuar nga skuadrët e tij ndaj 39 të skuadrave të gjermanit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN