Bayern Munchen e nis me trofe sezonin e ri, duke rrëmbyer Superkupën e Gjermanisë. Kampionët e Gjermanisë triumfuan 5-3 ndaj Leipzig, që kishte fituar Kupën. Një sukses që erdhi me vuajtje, pasi në fund bavarezët vuajtën jo pak.
Bavarezët i kanë mbyllur 45 minutat e para në avantazh 3-0, duke u bërë skuadra e parë që shënon 3 gola në pjesën e parë në një ndeshje të Superkupës së Gjermanisë që pas kthimit të kompeticionit në sezonin 2010/11.
GOOOL MUSIALA ⚽️
RB Leipzig 0 🆚 1 Bayern Münich #SuperCup
— Garra Sports (@garrasports_mx) July 30, 2022
Musiala ka zhbllokuar takimin në minutën e 14-të, Mane ka dyfishuar avantazhin në të 31-ën dhe Pavard ka realizuar të tretin në minutën e 45-të. Leipzig ka ngushtuar diferencat në minutën e 60-të me Halstenberg, ndërsa Gnabry ka rikthyer avantazhin prej tre golash të bavarezëve në të 66-ën.
Nkunku ka ngushtuar përsëri shifrat në 4-2 më nje penallti në minutën e 77-të. Në minutën e 89-të ka ardhur edhe goli i tretë për Leipzig, me Dani Olmo që ka mposhtur Neuer me një goditje të bukur me të djathtën nga brenda zonës së rreptësisë.
GOOOL SADIO MANÉ ⚽️
RB Leipzig 0 🆚 2 Bayern Münich #SuperCup
— Garra Sports (@garrasports_mx) July 30, 2022
Sulmet e skuadrës së Red Bull kanë vazhduar në minutat e mbetur, por goli i shumëkërkuar i barazimit nuk ka ardhur dhe Bayern ka arritur të pasurojë koleksionin me një tjetër trofe. Qetësia për bavarezët ka ardhur në minutën e 98-të, kur Sane ka shënuar golin e sigurisë dhe ka fiksuar shifrat në 5-3.
GOOOL DANIEL OLMO ⚽️
RB Leipzig 3 🆚 4 Bayern Münich #SuperCup
— Garra Sports (@garrasports_mx) July 30, 2022