MENU
klinika

Ballkani Perëndimor

Kryeministri spanjoll vjen në Tiranë

31.07.2022 - 12:58

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez do të vizitojë nesër, 1 Gusht, vendin tonë.

Burime nga kryeministria bëjnë me dije ceremonia pritëse e Pedro Sanchez do të zhvillohet orën 08:45) jashtë ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa orën 11:00 kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij spanjoll do të mbajnë një konferencë e përbashkët për shtyp.

Vizita e kryeministri spanjoll në Shqipëri bëhet në kuadër të turneu që Pedro Sanchez po zhvillon ne Ballkanin Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë Veriut dhe Shqipërinë.

Turneu parashikohet të jetë aktiviteti i tij i fundit ndërkombëtar përpara pushimeve verore.

Më 26 qershor, gjatë një takimi të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, Sánchez zgjodhi të “riaktivizojë, ringjallë dhe rigjallërojë procesin e zgjerimit” për vendete Ballkanit Perëndimor.

Mbështetje në rrugën drejt BE-së

Sánchez ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të Spanjës me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ka mbajtur takime me shumicën e liderëve të saj për të adresuar më tej pritshmëritë e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor u takuan muajin e kaluar në Bruksel përpara samitit të fundit evropian dhe trajtuan, ndër të tjera, aspiratat e anëtarësimit në BE.

Shpejtësia me të cilën fituan statusin e vendeve kandidate Ukraina dhe Moldavia është në kontrast me bllokimin e integrimit të vendeve të Ballkanit, një situatë që ka zgjatur me vite.

Kjo bëri që disa liderë ballkanikë të shprehin zhgënjimin e tyre dhe të paralajmërojnë BE- në se kjo do të humbasë kredibilitetin në rajon. Sánchez tregoi shprehimisht mbështetjen e tij për rrugën drejt BE-së të vendeve ballkanike.

“Kur të bëhet e mundur përfundimisht, Spanja do të jetë në favor të nisjes së këtij debati ”, tha ai në një konferencë për shtyp pas samitit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.