MENU
klinika

Barcelona dhe Real Madrid

2.7 miliardë euro blerje në dekadën e fundit

31.07.2022 - 19:31

La Liga po bëhet gati nisë sezonin e ri dhe tashmë të gjitha skuadrat po nxitojnë të kompletojnë përbërjet e tyre. Në këtë kontekst as Barcelona dhe as Real Madrid nuk bëjnë përjashtim.

Të dy klubet kanë lëvizur në merkato, me katalanasit që kanë bërë më shumë zhurmë, duke afruar 5 lojtarë mes të cilëve dhe Robert Lewandowskin. Për më shumë, Barça është klubi spanjoll që ka shpenzuar më shumë deri në tani në merkato, plot 108 milionë euro.

Shuma mund të shkojë në kufijtë e 200 milionëve, nëse llogarisim edhe 60 milionë për Kounde. Edhe Real ka lëvizur në merkato, duke afruar dy lojtarë, Antonio Rudiger, falas nga Chelsea, dhe Tchuomaeni, për të cilin shpenzuan 80 milionë euro.

Gazeta spanjolle “AS” i ka bërë një analizë lëvizjeve në merkato që kanë bërë dy gjigantët në dhjetë sezonet e fundit. Ajo që bie në sy në bilancin mes arkëtimeve dhe shpenzimeve, peshorja anon dukshëm nga shpenzimet, me dy gjigantët spanjollë që kanë një deficit prej më shumë se 800 milionë eurosh.

Reali i Madridit ka shpenzuar diçka më shumë se 1.1 miliardë euro në merkato në këto 10 sezonet e fundit, ndërsa nga shitjet e bëra ka arkëtuar 908 milionë euro, me një bilanc të përgjithshëm prej minus 218.5 milionë euro.

Sa u përket shpenzimeve që janë bërë në dekadën e fundit nga skuadra e Barcelonës, shifrat janë shumë më të mëdha se ato të Real. Katalanasit kanë paguar rreth 1.6 miliardë euro në merkato për të afruar lojtarë, me blerje të çmendura si ato të Coutinho, Griezmann dhe Dembele, që së bashku kanë kushtuar 395 milionë euro.

Barcelona ka arkëtuar nga shitjet 956 milionë euro, me katalanasit që kanë një bilanc shumë të rënduar, prej -624.4 milionë euro. Pak a shumë trefishin e rivalëve të Madridit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN