31.07.2022 - 19:11
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi në një konferencë për shtyp se po përpiqet që t’u kërkojë të gjithëve, përfshirë serbëve në Kosovë, që të mos bëjnë asgjë që mund të çojë në konflikt.
“Por, unë kërkoj edhe nga përfaqësuesit e vendeve të fuqishme dhe të mëdha që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që të marrin parasysh ligjin ndërkombëtar dhe situatën në terren. Ne po bëjmë lutje për paqe dhe kërkojmë paqen”, tha Vuçiç.
Megjithatë, ai shtoi se “nuk do të ketë dorëzim dhe Serbia do të fitojë”.
“Në rast se do të nisin të persekutojnë serbët, t’i keqtrajtojnë, vrasin, Serbia do të fitojë. Kjo është gjithçka që dua të them”, u shpreh Vuçiç.