MENU
klinika

Superkupa e Francës

Messi-Neymar-Ramos, PSG merr trofeun e parë

31.07.2022 - 21:59

PSG shfaqet i uritur që në ndeshjen e parë zyrtare sezonale, duke fituar 4-0 ndaj Nantes dhe duke marrë Superkupën e Francës, trofeu i parë sezonal. Një dominim absolut, që tregon se kampionët nuk do të kenë rivalë në Ligue 1.

Lionel Messi shënoi golin e parë. “Ylli” argjentinas nuk fali përballë portierit të Nantes, teksa publiku izraelit e duartrokiti gjatë. Kjo finale u luajt në Tel-Aviv. Në minutën e 22-të, “Pleshti” përfitoi nga asistimi perfekt i Neymar dhe pasi shmangu edhe portierin, e dërgoi topin në rrjetë.

Pa sekonda para se të mbyllej pjesa e parë, Neymar realizoi një supergol nga goditja e lirë. Spektakli i parizienëve vijoi më tej me golin e Sergio Ramos në minutën e 58-të. PSG nuk i kishte mbyllur llogaritë, me Neymar që realizoi golin e dytë personal në minutën e 83′-të me 11-metërsh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN