MENU
klinika

"Bashkimi"

ATDHEU botohej nga shqiptarët e Rumanisë

01.08.2022 - 12:30

         Në verën e vitit 1912, në prag të shpalljes së Pavarësisë, kur më 1 gusht, do të shihte dritën e botimit “Atdheu”, organ i shoqërisë “Bashkimi’, asokohe kryesuar nga Jani Mihal Lehova, i cili ishte njëherësh edhe kryeredaktori, ndërsa drejtor përgjegjës qe Aleksandru Naum Çërrava. Gazeta ishte e përdyjavshme politike, shoqërore, kulturore letrare, folklorike në gjuhën shqipe.

Organet e shtypit shqiptar në Rumani, njohën në disa faza zhvillimi. Faza e parë përfshin vitet 1887-1912, që i përket periudhës së Rilindjes Kombëtare shqiptare, që përfshin edhe gazetën “Atdheu” (1912-1914).  Faza e dytë (1901-1912) përfshin periudhën, kur në kolonitë e tjera shqiptare, në Egjipt, Bullgari, Turqi, po ashtu edhe në ngulimet përtej oqeanit, gazetaria shqiptare njeh hove, baticat janë të dukshme e të ndjeshme.

Zhvillimi i gazetës mund të ndahet në dy kohë: Koha e parë qe periudha kur gazeta pasqyroi ngjarjet që çuan në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë, më tej zhvillimet në Shqipëri,nën qeverinë e përkohshme të Ismail Qemalit.

Programin e vet gazeta e shpaloste që në numrin e parë: “Do të punojë për të drejtat kombiare të Shqipërisë, pas Kostitucionit; do të predikojë bashkimin e shqiptarëve me ndjenjën kombtare; do përpiqet t’u shtjerë dhe ndërmend shqiptarëve të mërgimit, mos të harrojnë mëmëdhenë dhe të ndihin për përparim të kombit, ndër udhë politike, kulturore dhe ekonomike.”

Këtij orinetimi e përkohshmja iu përmbajt si në muajt e fundit të periudhës së Rilindjes (deri në shpalljen e Pavarësisë, dolën 7 numra), ashtu edhe gjatë jetës në Pavarësi, sidomos deri në numrin e 35-të. Më tej, që nga numri 36, gazeta u transferua në Shqipëri dhe numri 37 doli në qarkullim në qytetin e Durrësit, por botimi bëhej në shtypshkronjën “Nikaj” të Shkodrës.

Koha e dytë e të përkohshmes “Atdheu”, nis me shpalljen e Pavarësisë, deri në fundin e janarit 1914, kur në Shqipëri bëheshin përgatitjet për ardhjen e Vilhelm Vidit në fronin e sovranit të Shqipërisë.

Gazeta “Atdheu” pasqyroi probelmet me të cilat u ndesh qeveria e përkohshme e Ismail Qemalit. Në rrethnata e reja, vëmendje e madhe iu kushtua bashkimkit politik të shqiptarëve. Qarkulloi për një periudhë 2-vjeçare, deri më 23 janar 1914.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen