Autoritetet shqiptare i kanë ndaluar hyrjen në vendin tonë dy shtetasve iranianë.
Mësohet se Afshin Kalantarit dhe Soltani Batool u është refuzuar hyrja në momentin që ata po kalonin në aeroportin e Rinasit dhe u është kërkuar kthimi për në Gjermani, vendi nga kishin udhëtuar për në Shqipëri. Ata kanë refuzuar ta bëjnë këtë dhe janë mbajtur 72 orë në aeroport, ndërsa më pas janë deportuar në Gjermani.
Policia e kufirit ka njoftuar Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit menjëherë sapo dy iranianët kanë paraqitur një ftesë nga shoqata ASILA e krijuar për të ndihmuar iranian që jetojnë në Shqipëri.
Pjesëtarë të kësaj shoqate janë ata persona, të cilët kanë dezertuar MEK. Në ftesë thuhej se Afshin Kalantari dhe Soltani Batool do të merrnin pjesë një ceremoni të mikut të tyre Iranian, i ardhur në Shqipëri nga Gjermania.
Dy javë më parë me urdhër të prokurorëve të SPAK zyrat e ASILA u kontrolluan prej oficerëve të BKH. Shoqata ASILA është vënë nën hetim për lidhje me regjimin e Iranit dhe veprimeve që synojnë cënimin e sigurisë të antarëve të MEK strehuar në vendin tonë. Ndalimi i dy iranianëve me shtetësi gjermane vjen dhe një javë më pas nga anulumi samitit vjetor të opozitës Iraniane për arsye sigurie.
Lajmin e ka dhene gazetari Gjergji Thanasi së fundmi në llogarinë e tij në “Facebook” ka publikuar një video ku tregon se si dy shtetas gjermanë me origjinë iraniane kanë mbetur të bllokuar në Aeroportin “Nenë Tereza”.
Sipas gazetarit Batool Soltani dhe Afshin Kalantari prej 40 orësh ndodhen tranzit në Shqipëri.
Në videon e publikuar shihet shtetësja gjermane e cila po bën videon ndodhet e shtrirë së bashku me bashkëshoqëruesin në dysheme duke pritur.