LeBron James ka ende edhe një vit kontratë me skuadrën e Lakers dhe, sipas mediave amerikane, ai do ta respektojë atë. Madje “king James” është i lumtur në Los Angeles, ku do të vijojë të qëndrojë e të jetojë edhe më pas.
Sipas mediave, ai mund të largohet nga Lakers vetëm në vitin 2024, kur djali i tij i madh Broony do të mund të zgjidhet në “draft” dhe të ketë mundësi të luajë në NBA.
LeBron edhe verën e ardhshme mund të rinovojë me një vit kontratën me Lakers, duke qenë se ka të drejtën e opsionit të lojtarit. Në rast se ndodh kjo, pas një viti, ai do të arkëtojë 46.7 milionë dollarë nga kontrata e re.
Rregullat e reja të NBA-së nuk lejojnë lojtarët mbi 38 vjeç, moshë që mbush James në dhjetor, të firmosin kontrata më shumë se 2-vjeçare.