Daniel Drobaj, 18-vjeçari që akuzohet se ka plagosur efektiven Ina Nuka, ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë.
Ne seancë Drobaj ka treguar nga kafazi i qelqtë dorën e fashuar, që duket se e ka të thyer.
Në ngarkim të tij do të referohen materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”. Nëse akuza vërtetohet ai rrezikon 3.5 vite burg.
Në një kohë kur aktualisht po vijon gjyqi për 18-vjeçarin Daniel Drobaj, gjyqtarët kanë larguar nga salla deputetët e opozitës. Mësohet se togat e zeza kanë vendosur që të zhvillojnë seancën me dyer të mbyllura.
Sipas informacioneve që përcjell selia e PD-së, thuhet se gjyqtari i nxori me forcë deputetët.
“Gjyqtari nuk dha ndonjë arsye ligjore ku e mbështeste një vendim te tille. Klima para seancës duket e tensionuar, ndërkohë qe i riu i arrestuar per plagosjen e polices raportohet se e ka dorën te fashist me dyshimin se ne komisariat i kane thyer gishtat me gjakftohtësi, si shenje hakmarrjeje”, thuhet në reagimin e PD-së.
Ndërkohë, deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj përmes një postimi në ‘Facebook’ shkruan se dhuna është fytyra e vërtetë e qeverisë kriminale.