MENU
klinika

Protesta

Avokati i Drobajt: Policia e ka goditur me grushta e shkelma

26.11.2018 - 16:52

Avokati i Daniel Drobajt, 18-vjeçarit që akuzohet se hodhi kapsollin që lëndoi efektiven e policisë Ina Nuka, këmbënguli se Prokuroria nuk ka asnjë provë lidhur me këtë.

Mbrojtësi ligjor tha se nuk ka asnjë pamje filmike që të vërtetojë se e ka hedhur drejt oficeres së policisë, edhe pse ka pasur 3 kapsollë me vete.

Në lidhje me kundërshtimin e forcave të policisë, klienti ka dalë në mbrojtje të banesës së tij, nuk ka dhunë ndaj policisë. Ai nuk ka pranuar ta shoqërojnë me makinën e policisë. Paraqita para Gjykatës kërkesat e familjarëve të tij. Ka qenë një cështje minutash ku i ati e ka nxjerrë nga banesa për ta dorëzuar,” tha avokati i 18-vjeçarit.

Është ushtruar dhunë sipas tij me të gjitha mënyrat, me sharje nga më rrugaçet e deri te goditjet me grushta. Prokuroria nuk ka asnjë provë që klienti im ka hedhur kapsollin drejt efektives së policisë.Ai ka pranuar, se ka pasur kapsolla dhe i ka hedhur ato drejt llamarinave të Namazgjasë,” tha avokati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!