Nuk është hera e parë që flitet për trashëgimtarin e Usain Bolt. Prania e një sportisti të ri, i aftë për t’u bërë mbreti i shpejtësisë dhe për të dominuar pistën e tartanit, pritet si ardhja e Mesisë. Një emër i ri mund të jetë “i përzgjedhuri”: Letsile Tebogo.
Atleti i ri nga Botsvana sapo ka rifituar titullin e tij botëror nën 20 vjeç në Cali, në garën e 100 metrave. Ai vendosi një rekord të ri botëror duke hyrë në vijën e finishit për 9.91 sekonda, gjë që e vendos atë të njëmbëdhjetin në listën botërore për sezonin.
Tebogo uli rekordin e tij me tri të qindtat, të cilin e kishte vendosur në Kampionatin Botëror të fundit (9.94), ku arriti në gjysmëfinale. Këtë vit ai ka vrapuar tri herë nën 10 sekonda, e para në prill me 9.96.