MENU
klinika

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministrave

Vdekja e 7-vjeçares/ Sot mbahet protestë në Tiranë

04.08.2022 - 10:09

Qytetarët kanë thirrur në rrjetet sociale mbajtjen e një proteste në ambientet përballë Ministrisë së Brendshme sot, e enjte, 4 gusht, ora 19:00

Protesta mbahet në lidhje me ngjarjen tragjike ndodhur në Himarë ku shefi i Policisë Arjan Tase përplasi për vdekje me skaf një 7-vjeçare në plazhin e Potamit.

Ditën e djeshme, familja Avdia i ka dhënë lamtumirën e fundit bijës së vet, që iu mor jeta teksa pushonte me familjen e saj në breg të detit.

Sipas të dhënave, familja Avdia jetonte në Angli prej më shumë se dy dekadash, ndërsa në Laprakë kishin edhe shtëpinë, në të cilën qëndronin gjyshërit e Jonadës.

Me qindra qytetarë iu bashkuan dhimbjes së familjes Avdia, ndërkohë rrjetet sociale kanë përcjellë pa ndarë zemërimin dhe revoltën e madhe për atë tragjedi që i mori jetën vajzës.

Njerëz afër familjes kanë treguar se ngjarja i është lënë drejtësisë, ndërkohë që ditën e sotme, përveç daljes para gjykatës të komisarit që e shkaktoi ngjarjen, pritet edhe protesta orëve të mbrëmjes në Tiranë.

HOMAZHE DHE PROTESTA

Ditën e djeshme, përveç homazheve që kanë bërë pushuesit e Potamit, dhimbjes së madhe të familjes Avdia iu kanë bashkuar banorët dhe pushuesit e Shëngjinit.

Nën thirrjen e Dom Gjergj Metës, me dhjetëra qytetarë iu bashkuan udhëtimit homazh në nder të jetës që u këput në moshën 7-vjeçare të Jonadës, me lutjet që kjo tragjedi të mos përsëritet më. Po ashtu, menjëherë pas tragjedisë, shoqëria civile ka lajmëruar në rrjetet sociale një protestë, e cila do të zhvillohet para Ministrisë së Brendshme.

Sipas të dhënave të organizatorëve, pritet që protestuesit të kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave përgjegjës, sipas tyre, Blendi Çuçi dhe Mirela Kumbaro, njëri si drejtues i dikasterit blu dhe tjetra si ministri që merret edhe me çështjet e turizmit.

Ndonëse ende nuk janë bërë me dije hollësi mbi këtë protestë, se sa do të zgjasë, saktësohet se ajo do të jetë si homazh në nderim të Jonadës së vogël.

Ndërkohë, Policia dhe prokuroria bëjnë me dije se po punojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen, ndonëse komisari i shkarkuar tashmë nga Policia akuzohet vetëm për vrasje nga pakujdesia, por pa u specifikuar më tej rrethanat e vrasjes dhe të pakujdesisë.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier