Është folur mjaftueshëm për shitje të tij, por lajmet e fundit nga Anglia e shikojnë Armando Brojën me fanellën e Chelsea-s sezonin e ri. Raportohet se Tomas Tuchel ka vendosur që ta mbajë në ekip sulmuesin dhe t’i japë një shans në Premier League.
Ashtu siç shkruan gazetari pranë klubit blu, Simon Philips, gjermani ka pasur një takim me Brojën pas ndeshjes me Udinesen, ku ndër të tjera i ka thënë se kërkon që ai të qëndrojë.
“Thomas Tuchel dhe Broja kanë pasur një takim pas ndeshjes me Udinesen dhe Tuchel i ka thënë se dëshiron që të qëndrojë dhe ai ishte i lumtur pas kësaj bisede. Ka gjasa që ai të rrijë në ekip, por do të isha shumë budalla po të thosha se Broja do të rrijë me 100 për qind”, shkruan Philips në “Twitter”.