Georgino Wijnaldum është zyrtarisht futbollist i Romës. Holandezi mbërrin në Trigoria në formë huazimi, pas vetëm një sezoni te PSG. Mesfushori holandez duhet të jetë mesfushori që do të rritë cilësinë e lojës së verdhekuqve në mesfushë.
Një element të tillë Jose Mourinho e ka kërkuar me ngulm që kur mori drejtimin e skuadrës më shumë se një vit më parë. Tashmë në “Lega Calcio” është depozituar dokumentacioni për federimin e lojtarit.
Të dielën, në orën 20-45, do të zhvillohet miqësorja me Shaktar Donetskun, sfidë para se cilës do të bëhet prezantimi i skuadrës së Romës me të gjitha prurjet e reja. Klubi verdhekuq ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për këtë takim.
🏟 FULL HOUSE! 🔥
Sunday’s pre-season friendly at the Stadio Olimpico is now officially sold out! 💛❤️#ASRoma
pic.twitter.com/hsojKlfU1W— AS Roma English (@ASRomaEN) August 5, 2022