MENU
klinika

Si ndodhi martesa

Futbollisti dërgon vëllain në dasmën e tij

05.08.2022 - 18:29

Një histori e pabesueshme me protagonist sulmuesin e Malmoe, Mohamed Buya Turay, është bërë virale në rrjetet sociale, me 27-vjeçarin që është detyruar të dërgojë vëllanë e tij për ta zëvendësuar në ceremoninë e martesës.

Gjithçka nisi pasi Malmoe i kërkoi futbollistit të paraqitej më shpejt në grumbullimin parasezonal me skuadrën, por Turay kishte planifikuar martesën me gruan e tij në datën 21 korrik, të cilën nuk mund ta anulonte, duke u detyruar të dërgonte vëllain e tij për ta zëvendësuar.

Futbollisti ka shpjeguar se fotot e tij me bashkëshorten ishin bërë më përpara dhe se vëllai i tij thjesht e zëvendësoi gjatë ceremonisë.

“Ne u martuam më 21 korrik në Sierra Leone, por unë nuk isha atje, sepse Malmoe më kërkoi të vija më herët në përgatitje. Fotot i bëmë më parë. Kështu që duket sikur isha atje, por jo. Vëllai im shkoi për të më përfaqësuar mua në dasmë”, u shpreh Turai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk ka më bileta për miqësoren

Entuziazëm verdhekuq, Roma zyrtarizon blerjen e re

"Dua të shijoj atë që po bëj”

Haaland “thumbon” CR7-n: Nuk e dua vëmendjen