Bayern Munchen mbetet makineri golash edhe pa Robert Lewandowskin. Në ndeshjen e parë të javës së parë të Bundesligës, bavarezët turpëruan në shtëpinë kampionët e Europa League në shtëpinë e këtyre të fundit.
Kampionët e Gjermanisë fituan 1-6 në fushën e Eintracht Frankfurt, ku 5 gola u realizuan në pjesën e parë. Goleadën e hapi Kimmich që në minutën e pestë, ndërsa gjashtë minuta më pas Pavard dyfishoi shifrat.
Në 29’ do të ishte radha e Mane, që siglon kështu golin e parë në Bundesligë. Në 35’, Muller shërben për Musiala dhe talenti në fal për 0-4. Muller protagonist edhe në 43’ me pasimin për Gnabry, i cili shënon golin e pestë, duke e mbyllur këtë sfidë shumë shpejt.
Vendasit shënuan golin e nderit në minutën e 64’ me Muani. Në fakt ishte një gafë e portierit Neuer se sa meritë e lojtarit vendas. Në fund, në 83’, pati vend edhe për një gol të gjashtë të miqve, ku Musiala nuk fal, duke shënuar dopietë në këtë sfidë.