I papritur lajmi i tërheqjes së Rafael Nadal nga turneu Masters i Montrealit, që nis sot. Numri 3 në botë ishte duke u stërvitur në Kanada dhe dukej se gjërat ishin sistemuar pas dëmtimit që pësoi në Ëimbledon, ku u tërhoq në gjysmëfinale.
Gjithsesi, pak orë para nisjes së turneut ka ardhur vendimi i Nadal për të mos luajtur, duke vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij edhe në turneun Masters të Sinsinati (pas 10 ditësh) dhe në grand slam të US Open (nis më 29 gusht).
Desde los días de vacaciones y mi posterior reincorporación a los entrenamientos todo ha ido bien estas semanas. Hace cuatro días que empecé también a entrenar el servicio y ayer, tras el entrenamiento, tuve una pequeña molestia que hoy seguía ahí.
— Rafa Nadal (@RafaelNadal) August 5, 2022
“Gjatë pushimeve dhe pas rikthimit në fushë nuk pata asnjë shqetësim dhe për disa javë gjërat shkuan mirë. Katër ditë më parë nis të stërvitem edhe me shërbimin dhe të enjtën, pas stërvitjes, ndjeva një dhimbje që ishte edhe të premten”, tha Nadal.
“Për këtë arsye vendosëm të mos shkojmë në Montreal dhe të vazhdojmë të stërvitemi pa u sforcuar. Më vjen keq për këtë lajm dhe u kërkoj ndjesë fansave. Shpresoj të luaj këtu pas një viti”, tha Nadal që nuk dha info se kur do të rikthehet në fushë.