MENU
klinika

Ja çfarë thotë policia

Ngjarje e rëndë në Kosovë, një i vrarë dhe dy të plagosur

06.08.2022 - 10:26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një burrë është vrarë e dy të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në Lipjan. Për ngjarjen ka reaguar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se deri te vrasja ka ardhur pas një mosmarrëveshje.

“Mbrëmë rreth orës 23:40, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në një lokal në rrugën ”Lidhja e Prizrenit” në Lipjan.  Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me vrasje të një personi, si dhe plagosjen dhe dy personave të tjerë”, ka thënë Ahmeti për “Express”.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar, si dhe janë duke punuar për ndriçimin e plotë të rasti i cili është cilësuar si vrasje e rëndë”, ka deklaruar Ahmeti.