Barcelona rrezikon të nis sezonin e ri pa lojtarët e afruar gjatë merkatos së verës: Lewandowski, Kounde, Kessie, Christensen dhe Raphinha janë “bllokuar” nga La Liga, nuk janë regjistruar ende pasi klubi blugrana nuk ka respektuar rregullat ekonomike.
“Besojmë se jemi në rregull, i kemi bërë mirë llogaritë. Kemi depozituar dokumente të reja dhe presim një përgjigje”, – u shpreh Laporta mbi këtë temë.
Sipas Sport, drejtuesit e klubit blaugrana kanë javë që negociojnë me Ligën për të gjetur një zgjidhje në mënyrë që të federojnë lojtarët e rinj. Frenkie de Jong dhe Depay janë shumë pranë largimit, të dy janë zgjedhur për tu sakrifikuar.
Gjithashtu është parashikuar që klubi të sheh 24,5% të aksioneve të Barça Studio për 100 milionë euro. Në këtë mënyrë, Barcelona jo vetëm do të mund të regjistrojë lojtarët por do ti japë mundësi stafit drejtues të operojnë sërish në tregun e transferimeve.
Xavi kërkon edhe Marcos Alonso, nëse De Jong transferohet te Chelsea, Alonso do të përfshihet në negociata, në të kundërt do të investojnë 10 milionë euro për të blerë kartonin e tij nga londinezët.