“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë është plasticiteti nervor?
Mjeku:Sa më shumë informacion, njohuri të larmishme, aq më shumë risi dhe stimuj intelektualë hyjne në trurin tonë, aq më shumë neuronet tona ruajnë aftësinë e tyre për të prodhuar kontakte sinapsi midis tyre, duke ruajtur një cilësi më të mirë të jetës.Ushqimi i trurit është kulture, të gjitha ato janë stimulimi i njohurive, të mësuarit, stimulimi ndijor, artistik, poetik, muzikor, filozofik dhe i përvojave të reja afektive.Kjo aftësi e trurit për të qëndruar aktiv, e gjallë quhet PLASTICITET NEURONAL i rregulluar nga proteina të caktuara të quajtura neurotrofina. Këto kanë aftësinë të kushtëzojnë zhvillimin dhe funksionet e neuroneve tona, të zhvillojnë lidhjet midis neuroneve.
Truri është i njëjtë me njeriunne periudhen prej guri, por plasticiteti i tij neuronal ka lejuar zhvillimin e civilizimit. Në të ardhmen, truri ynë do të jetë në gjendje të kryejë funksione të jashtëzakonshme që as nuk i imagjinojmë sot.
Sa më shumë që përdorni trurin tuaj, aq më shumë ai qëndron aktiv dhe i gjallë. Sa më pak që e përdorni, aq më shumë prishet dhe degjeneron. Ky ishte zbulimi i jashtëzakonshëm i Montalgini.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.