07.08.2022 - 10:55
Kombi i vogël ballkanik, Maqedonia e Veriut ka rënë dakord të furnizojë Ukrainën me tanke dhe avionë.
Lajmin e ka konfirmuar Mykhailo Podolyak, ndihmësi i presidentit ukrainas.
Më parë u raportua se Maqedonia e Veriut do të furnizonte tanke të epokës sovjetike, por nuk përmendej dërgesa e avionëve.
“Shumë kombe po tregojnë më shumë guxim sot se gjysma e G20,” tha zoti Podolyak.
“Ashtu si Maqedonia e Veriut, duke i dhënë Ukrainës një shpatull (mbështetës) në formën e tankeve dhe avionëve.”
Ndërkohë, kujtojmë se ashtu sikurse ia premtoi në konferencën e donatorëve, qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për t’i dhuruar 1 milion euro ndihmë Ukrainës.