07.08.2022 - 14:02
Disa klube italiane, përfshirë Milan, shpresonin të merrnin mesfushorin e Real Madrid, Isco, të cilit i përfundoi kontrata. Por spanjolli do të vazhdojë karrierën në vendin e tij, por te Sevilla.
Klubi spanjoll ka njoftuar arritjen e marrëveshjes në parim për transferimin e 30-vjeçarit. Sevilla gjithashtu bëri të ditur se Isco tashmë ka mbërritur për t’iu nënshtruar testeve mjekësore të hënën.
Dhe, nëse gjithçka shkon mirë, ai do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare me Sevillan. Kësisoj, mesfushori spanjoll po largohet nga Real Madridi pas nëntë vjetësh. Isco në “Santiago Bernabeu” ishte transferuar nga Malaga.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kushti i klubit