Ndryshimet e mëdha në pronësi, në mënyrën e organizimit dhe në emra, nuk paktën shumë ndikim në filozofinë dhe në lojën e Chelsea. Blutë e nisin me fitore sezonin e ri duke mposhtur në transfertë Everton me rezultatin minimal 0-1.
Jorginho në limitet e pjesës së parë, nga pika e bardhë e penalltisë, rezultoi i saktë duke i dhuruar londinezëve një trepikësh të artë. Thomas Tuchel vërtetoi edhe një herë se ka besim tek Armando Broja.
Tekniku gjerman e hodhi në fushë në minutën e 75-të në vend të Havertz. Shumë pak topa, pak driblime, por në përgjithësi nuk stonoi. Në përfundim të ndeshjes, Thomas Tucel vlerësoi paraqitjen e bërë nga elementët e rinj duke theksuar se është i kënaqur me grupin që ka në dispozicion, por në të njëjtën kohë nuk mbylli merkaton.
Sipas Daily Mail, Frank Lampard, ish trajneri i tij te blutë, ka shtyrë drejtuesit e klubit të paraqesin një ofertë të re për Armando Brojën. Lampard po kërkon me çdo kusht një qendërsulmues, Broja është një profil që i pëlqen shumë. Gjithnjë sipas të përditshmes angleze, Everton kërkon shërbimet e Brojës në formë huazimi.